Rashani fantastik, shënon dy gola për të vendosur ndeshjen

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani ka shpërthyer me dy gola në mbrëmjen e sotme në Superligën e Turqisë, duke e ndihmuar skuadrën e tij Erzurum BB që t’i gëzohet fitores si mysafire ndaj Alanyasporit, në kuadër të xhiros së 39-të, me rezultat 3:2.

Sport

11/05/2021 23:01

Rasahni gjeti rrugën e golit në minutat 45-të dhe 73-të, teksa ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, raporton lajmi.net.

Ai mori notën më të lartë në faqen e specializuar të statistikave, SofaSocre, me vlerësim prej 7.8.

Me këtë dy golësh, Rashani tani ka katër gola në 11 ndeshje të zhvilluara në Ligën Turke./Lajmi.net/