Rashani afër të transferohet tek skuadra turke

Elbasan Rashani është afër të transferohet në Turqi tek skuadra e Erzurumspor.

Sport

24/01/2021 09:23

Sulmuesi kosovar ishte pjesë e skuadrës norvegjeze, Odd, ku kishte regjistruar 92 paraqitje dhe kishte shënuar 15 gola, transmeton lajmi.net.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Rashani ka bërë të ditur transferimin e tij tek skuadra turke, dhe njëkohësisht edhe rrjeti social në Instagram i skuadrës, Erzurumspor ka shperndarë videon e Rashanit.

Asgjë zyrtare deri tani, por që zyrtarizimi i Rashanit si lojtar i ri, është qështje kohe./Lajmi.net/