Raportuesja për Kosovën në PE: Kërkon nga të gjitha palët respektimin e Kushtetueses për dekretin e Thaçit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses së Kosovës që i jep të drejtën dekretit të presidentit për formimin e Qeverisë Hoti.

Lajme

02/06/2020 17:27

Në një postim në Twitter, ajo u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Cramon thotë se kjo është baza për funksionimin e demokracisë dhe se tash i gjithë pushteti është në duart e Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës nesër do të mblidhet për të votuar Qeverinë e Avdullah Hotit, pasi Kushtetuesja hodhi poshtë kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje rreth dekretit të presidentit për emrin e mandatarit.

Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme ka vazhduar me mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.