Raportuesi i Asamblesë Parlamentare të KP përgëzon kalimin e Speciales

Raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, spanjolli Agustin Conde, ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Kosovës me të cilin hapet rruga për formimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte, si “hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur”, thuhet në komunikatën e sotme të AP të KE-së.

Lajme

06/08/2015 17:09

Kjo paraqet “përgjigje pozitive ndaj rezolutës së Asamblesë pas hetimit të Dick Martyt në vitin 2011 për akuzat për sjellje johumane dhe tregti të palejuar me organe njerëzore në Kosovë:, thuhet në komunikatë.

“Siç tha kryetarja e AP të KE-së Anne Brasseur, ky vendim definitivisht paraqet hap drejt pajtimit. Ai, po ashtu, tregon gatishmërinë e qeverisë për të luftuar kundër mosdënueshmërisë dhe për respektim të sundimit të së drejtës”, ka thënë Conde, i cili duhet të realizojë takime në Beograd (më 24-25 gusht) dhe në Prishtinë (datat duhet të konfirmohen), në funksion të përgatitjes së raportit të tij, thuhet më tej në raport.