Raports e eliminon Orlando Magic

Raports kanë eliminuar Orlando Magic në serinë e raundit të parë të play-offit, duke e mposhtur ekipin e Nikolla Vicevic dhe Evan Fourinier me rezultat, 115 – 96.

Sport

24/04/2019 09:09

Kjo fitore e Raports, erdhi pas pesë ndeshjeve, duke e eliminuar Orlandos Magic, 4-1, me përballje.

Dyshja spanjolle, Marc Gasol dhe Serge Ibaka kanë kaluar kundërshtarët në të gjitha aspektet: pikë, kërcime, asistime, blloqe dhe vjedhje të topave, duke bërë që Toronto Raports të bijen qysh në përballjen e parë, përcjell lajmi.net.

Në tre minutat e para të lojës, Orlando mund të shënonte vetëm një pikë, ndërsa Toronto kishte 12 në anën e tyre.

Raports kanë udhëhequr në të gjithë çerekët, pasi të parin e fituan, 28-7, të dytin 35-19, të tretin 99-77, ndërsa në fund arritën të triumfonin, 115 – 96.

Leonardo ishte më i miri në ndeshje, duke shënuar 27 pikë, i ndjekur pas nga Siakam me 24. Gasol kishte 9 pikë, 9 kërcime dhe 2 asistime, ndërsa Ibaka kishte akumuluar 10 pikë, 4 kërcime dhe 2 asistime.

Në anën tjetër Toronto ka eliminuar Orlandon, poashtu me rezultat të përgjithshëm, 4 – 1, ndërsa në raundin e dytë të play-offit, do të përballen me Filadelfinë. /Lajmi.net/