lajmi.net

Raportoni keqpërdorimet

Ambasadorja Amerikane, Tracey Ann Jacobson, bën thirrje që të raportohen keqpërdorimet në zgjedhje. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi thotë se ligji duhet t'i mbrojë edhe njerëzit e dobët.

Lajme

30/10/2013 12:40

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson, u bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë keqpërdorimet gjatë zgjedhjeve, sepse sipas saj ata kanë një rol të rëndësishëm për të siguruar zgjedhje fer dhe të lira.

Thirrja e Ambasadores Jacobson u bë sot gjatë lansimit të fushatës për drejtësinë qytetare në kuadër të së cilës u mbajt edhe tryeza e diskutimit me temën “Zbatimi i drejtësisë”.

“Pasi jemi vetëm disa ditë para zgjedhjeve komunale, ju rikujtoj se zgjedhjet e lira janë po ashtu pjesë e drejtësisë.

“Votuesit duhet t’i raportojnë keqpërdorimet, nëse do të ketë. Është në duart e qytetarëve se nëse shohin diçka, ata duhet të thonë diçka”, tha Ambasadorja e SHBA’ve në Kosovë.

“Mendoj se roli i shoqërisë civile, i medieve por dhe i votuesve individualë për këto zgjedhje është po aq i rëndësishëm sa dhe roli i institucioneve qeveritare, për të siguruar zgjedhje fer dhe të lira”.

“Kam pasur kënaqësi të flas me shefin e policisë, me Ministrin e Brendshëm, me Prokurorin e Shtetit, për përpjekjet e tyre për të hetuar dhe të ndjekur penalisht manipulimet në zgjedhje.”

“Dua që të vë në pah, pasi në këtë tryezë merr pjesë është shoqëria civile, dhe mediet, se kjo është një pikë shumë e rëndësishme edhe për shoqërinë civile.”

Ndërsa Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, në fjalimin e tij u fokusua më shumë në sistemin e drejtësisë, duke vënë theks të veçantë në atë se ligjet duhet të mbrojnë të gjithë, në veçanti ata që janë më të dobët.

“Sigurisht që qytetarët, edhe ata më të dobëtit, kanë të drejtë të mbrohen dhe këtë duhet ta bëjë sistemi i drejtësisë, duhet ta bëjnë ligjet duhet ta bën kodi penal por duhet ta bën edhe gjyqësori, ai i cili në fund e ndan drejtësinë për qytetarët”.

“Në shoqëritë në tranzicion zbatimi i ligjit është paksa më i vështirë dhe sigurisht kërkon kohë”.

“Sistemi i drejtësisë në Kosovë vazhdon të konsolidohet, duke u përballur edhe me presione dhe kërkesa për një nevojë dhe një domosdoshmëri për të qenë sistemi i drejtësisë më efikas në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të gjithë njerëzve”.

Krasniqi shprehu shqetësimin e tij për hendekun mes asaj që është shkruar në Kushtetutë dhe zbatimit në terren.

“Nga ajo që është e shkruar në Kushtetutë dhe në ligje deri te zbatimi i saj kanë një distancë të madhe por megjithatë e mira është që në letër kemi vendosur standarde, se si do të duhej të ishte sistemi i drejtësisë, dhe se si do të duhej të zbatohej drejtësia”.

“Kuvendi i Kosovës mund të themi se ka bërë një reformë ligjore dhe kemi hapur mundësinë që vërtetë sistemi i drejtësisë të reformohet”, tha Jakup Krasniqi.

Ndërsa Drejtori i ATRC’së, Kushtrim Kaloshi ka thënë se thënë se kjo fushatë është një lëvizje e cila synon që në bashkëpunim me qytetarët dhe grupet e shoqërisë civile t’i kontribuojë reformimit të sistemit të drejtësisë dhe njëkohësisht të synojë ndryshimet përmes evokimit të lirive dhe të drejtave të njeriut.

“Duam që të krijojmë një sistem të drejtë juridik, transparent, llogaridhënës dhe të rritet transparenca, përgjegjësia dhe llogaridhënia e institucioneve të drejtësisë karshi qytetarëve të Kosovës, tha Kushtrim Kaloshi.

Raportoni keqpërdorimet

Ambasadorja Jacobson bën thirrje që të raportohen keqpërdorimet në zgjedhje e ndërsa Kryeparlamentari Krasniqi thotë se ligji duhet të mbrojë edhe njerëzit e dobët.

Lajme

30/10/2013 11:42