Raportohet se krimineli Radojiçiq ka hyrë në Kosovë, mediat serbe publikojnë një video të tij

Mediat serbe kanë raportuar se i shumëkërkuari nga organet e drejtësisë, Milan Radojçiq ka hyrë në Kosovë.

Lajme

05/07/2022 22:48

Sipas një video të publikuar nga Kosovo Online, e cila citon mediumin “Alo”, shihet Radojçiq i cili në Kosovë flet për serbët e veriut.

Ai thotë se ata po përballen me “kërcënime brutale” nga kryeministri Kurti.

“Terrori i vërtetë ndaj serbëve vetëm sa po fillon. Për njerëzit e mij në veri dhe për të gjithë serbët, më lejoni të themi, mbi të gjitha, jam këtu, jam kthyer, dhe e dini se çka do të thotë kjo sepse nuk ka kthim prapa nga këtu. Rroftë Serbia”, thotë Radojçiq në videon që pretendohet të jetë incizuar në Kosovë, mirëpo që nuk ka ende konfirmim mbi këtë.

Radojiçiq, kriminel serb, është i sanksionuar edhe nga SHBA-të për aktivitetin e tij kriminal në veri të Kosovës.

Ai është njëri nga të dyshuarit e kërkuarit nga drejtësia për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq./Lajmi.net/