Raportohet se është gjetur trupi i pajetë i 33 vjeçarit që humbi jetën në Liqenin e Ujmanit

Raportohet se është gjetur trupi i pajetë i 33 vjeçarit i cili ka humbur jetën pasi është hedhur në Liqenin e Ujmanit. Në kërkim të tij kanë qenë që nga e diela Policia dhe Ekipet e Kërkim-Shpëtimit ndërkaq sot iu është bashkangjitur edhe FSK dhe KFOR-i. Lajmi.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të…

Lajme

29/07/2025 16:21

Raportohet se është gjetur trupi i pajetë i 33 vjeçarit i cili ka humbur jetën pasi është hedhur në Liqenin e Ujmanit.

Në kërkim të tij kanë qenë që nga e diela Policia dhe Ekipet e Kërkim-Shpëtimit ndërkaq sot iu është bashkangjitur edhe FSK dhe KFOR-i.

Lajmi.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje ende.

Lajmi.net do t’iu mbaj të informuar në lidhje me rastin. /Lajmi.net/