Raportohet se Blero e ka përfunduar martesën e dytë, kjo ishte këshilla e tij për çiftet e reja pas ndarjes së parë

Sot në mediat rozë u raportua se çifti i njohur i shoubizit Blero dhe Afrora po shkojnë drejtë ndarjes.

ShowBiz

19/05/2022 20:25

Detaji që ngriti dyshimet për këtë ndarje ishin fshirja e postimeve së bashku në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Madje edhe imazhet e dasmës i fshin çifti në të gjitha rrjetet e tyre sociale.

Se a janë ndarë apo jo mbetët të shihet ditëve në vijmë, mirëpo kujtojmë se kjo ishte martesa e dytë e këngëtarit.

Pasi Blero disa vite më parë ishte i martuar me aktoren Teuta Krasniqi ku ndarja e tyre ishte njëra nga më të bujshmet.

E në një intervistë në atë kohë Blero pat dhënë një këshillë për të gjitha çiftet e reja që do të martoheshin..

“Mos u martoni nëse nuk dashuroni”, kishte thënë Blero ndër tjerash. /Lajmi.net/