Raportohet se Big Brother Albania nuk do të moderohet nga Arbana Osmani, ky do të jetë zëvëndësuesi i saj

Big Brother Vip Albania tashmë ka realizuar dy edicione të cilat kanë qenë shumë të suksesshme dhe janë shikuar e komentuar shumë. Tash e një kohë po raportohet për fillimin e Big Brother Vip Albania 3 dhe kjo është pohuar edhe nga organizatorë të këtij edicioni. Sipas disa burimeve, ky edicion do të filloj me…

ShowBiz

06/12/2023 08:30

Big Brother Vip Albania tashmë ka realizuar dy edicione të cilat kanë qenë shumë të suksesshme dhe janë shikuar e komentuar shumë.

Tash e një kohë po raportohet për fillimin e Big Brother Vip Albania 3 dhe kjo është pohuar edhe nga organizatorë të këtij edicioni.

Sipas disa burimeve, ky edicion do të filloj me 13 janar 2023.

Për një kohë të gjatë është diskutuar për një problem të Arbana Osmanit me Top Channel dhe kjo do të jetë arsyeja pse ajo nuk do të moderoj Big Brother Vip Albania 3.

Arbana Osmani sipas raportimeve do të zëvëndësohet nga kolegu i saj, Ledion Liço.

Nuk ka ende ndonjë konfirmim as nga Arbana Osmani, as nga Ledion Liço por as nga Top Channel.