Raportohet për koalicion mes PDK-së dhe LDK-së në Prizren e Mitrovicë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor në balotazhin e 9 nëntorit, që do të mbahet në disa komuna të vendit. Siç merr vesh Lajmi.net të dy partitë kanë nënshkruar zyrtarisht koalicionin në Mitrovicë, duke bashkuar forcat për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Tashmë…

Lajme

02/11/2025 17:47

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor në balotazhin e 9 nëntorit, që do të mbahet në disa komuna të vendit.

Siç merr vesh Lajmi.net të dy partitë kanë nënshkruar zyrtarisht koalicionin në Mitrovicë, duke bashkuar forcat për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Tashmë Lajmi.net ka siguruar edhe fotografitë nga ky takim.

Po ashtu, IndeksOnline ka raportuar se një marrëveshje e ngjashme është arritur edhe në Prizren, ku kryetari aktual dhe kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, është mbështetur nga LDK. Sot për ta vizituar Totajn në Prizren ishte edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ky zhvillim shihet si një bashkëpunim strategjik mes dy partive opozitare për të rritur gjasat e fitores në komunat kyçe gjatë balotazhit të 9 nëntorit që rival e kanë Lëvizjen Vetëvendosje./Lajmi.net/