Raportohet për 4 viktima nga Uragani “Florence”

Të paktën katër vetë kanë vdekur në Karolinën e Veriut si pasojë e uraganit “Florence” që po godet vendin, thanë zyrtarët të premtën.

Bota

14/09/2018 22:58

Dy vetë vdiqën në Ëilmington pasi një pemë ra në shtëpinë e tyre, tha departamenti i policisë së qytetit.

“WPD mund të konfirmojë dy viktimat e para të Uraganit “Florence” në Wilmington.

Spitali tha se ka marrë tre pacientë të plagosur, raporton CNN, përcjell Klan Kosova.

Shpërthimet e stuhisë, erërat dhe shiu bënë që lumenjët të vërshojnë në disa qytete dhe stuhia e kategorisë së parë pritet të rritet duke goditur zonat e njëjta pa pushim.

“Stuhia do të vazhdojë me goditje të dhunshme në të gjithë shtetin tonë për disa ditë”.

YouTube player