Raporti për cilësinë e ajrit në Prishtinë: Të martën dhe të mërkurën gjendja ishte kritike (Foto)

Në raportin e fundit të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, thuhet se AMMK/IHMK bënë monitorimin e cilësisë se ajrit në tërë territorin e Kosovës përmes rrjetit nacional të monitorimit të cilësisë se ajrit.

Lajme

25/11/2016 16:23

Rrjeti i monitorimit është i pajisur me pajisje automatike të cilat monitorojnë (matin) cilësinë e ajrit pandërprerë me përjashtim te rasteve kur paraqiten problem teknike ne pajisje dhe ndërprerje te furnizimit me rryme elektrike për shkak te reduktimeve eventuale, qe nënkupton se ne bëjmë matje pavarësisht nga kushtet atmosferike.

Cilësia e ajrit në Prishtinë monitorohet përmes sistemit të matjeve automatike që do të thotë se bëhen matje kontinuale pa ndërprerë në dy lokacione monitoruese në zonën urbane dhe suburbane, transmeton lajmi.net.

Parametrat që monitorohen janë: Dyoksidi i sulfurit (SO2), Monoksidi i karbonit (CO), Dyoksidi i azotit (NO2), Ozoni (O3), grimcat e suspenduara në ajër PM10 dhe PM2.5.

Moti i cili gjatë javës së fundit ka përfshirë Kosovën e sidomos pjesën qendrore të saj ka ndikuar edhe në cilësinë e ajrit.

Paraqitja e mjegullës është një gjendje e pafavorshme për cilësinë e ajrit , sepse në këto raste, kur ka mjegull, ndotësit që emitohen në ajër nga automjetet motorike (transporti), industria, inceneritoret dhe përdorimi i lendeve djegëse për ngrohje te shtëpive (ne sezonin dimërore) bene qe këta ndotës te akumulohen ne shtresa te ulëta te troposferës dhe te mos shpërndahen ne shtresa me te larta te ajrit.

Në kushte te tilla (gjate sezonit dimërorë) përqendrimi i ndotësve në ajër është më i ngritur në të gjitha zonat ku paraqiten kushte të tilla atmosferike, në krahasim me rastet kur kushtet atmosferike janë të përshtatshme për shpërndarjen e ndotjes që nënkupton kushtet kur kemi lëvizje të ajrit (erë) nuk ka mjegull ose edhe kushtet me shi te cilat kontribuojnë ne uljen e përqendrimit te ndotësve ne ajër.

Nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejte se gjate ditëve te fundit janë paraqite tejkalime te vlerave kufitare ditore me PM10.

Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit te njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera ditore maksimale është shënuar me datë 22.11.2016 e cila ka arritur në vlerën 132.71µg/m3 në zonën urbane (stacioni te Rilindja), gjë që vërehet edhe nga grafikoni në vazhdim.

Fig.1. Përqëndrimi i PM10 në Prishtinë

 

Përqendrime te larta janë paraqit  edhe me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale ne po te njëjtën dite dhe ne te njëjtin lokacion, (ne zonën urbane)  nga ku arrin vlerën në 102 µg/m3.

Fig.2. Përqendrimi i PM2.5 ne Prishtine

Konkluzione dhe Rekomandime

  • Nga analiza e rezultateve te larte përshkruara mundë të përfundohet se përqendrimet e larta te PM10 dhe PM2.5 bëjnë qe cilësia e ajrit ne Prishtine te jete  jo e kënaqshme.
  • Kësaj gjendje i kontribuojnë shkarkimet e ndotësve nga burimet e lartpërmendura sikur janë industria, transporti dhe konsumimi i lendeve te ngurta djegëse qe përdoren për ngrohje si dhe kushtet e pafavorshme për disperzionin e ndotjes qe emetohet ne ajër.
  • Gjate këtyre ditëve për te cilat jemi duke shqyrtuar gjendjen e cilësisë se ajrit ne Prishtine ka mbretëruar një mot me mjegull te dendur(dukshmëri <30 m) dhe lagështi te larte te ajrit mbi 85% si dhe mungese e erës dhe kur këtyre kushteve u shtohen edhe shkarkimet e ndotësve ne ajër atëherë vije deri te krijimi i gjendjes se smogut (i thirrur smogu i Londrës) qe është karakteristik për paraqitjen e tije gjate sezonit dimërore Nëntor – Dhjetor- Janar dhe  i cili shkakton eksitim te bronkieve dhe kollitje.
  • Ne këto raste rekomandohet qe kategoria e ndjeshme (personat me probleme nga sëmundjet e organeve respiratorë te mos e qëndrojnë gjate ne ambiente te tilla. /Lajmi.net/