Raporti i gjyqtarit mund ta ulë dënimin e Ronaldos

Ronaldo është pritur që të ndëshkohet me tre ndeshje moslojë pas incidentit që ka bërë në takimin kundër Cordobas, mirëpo raporti i gjyqtarit menjëherë pas takimit mund ta zvogëlojë këtë dënim të portugezit.

Sport

25/01/2015 09:37

Cristiano Ronaldo ka gjasa që ti ik dënimit të gjatë, pas gjesteve josportive që ka bërë në takimin e djeshëm kundër Cordobas ku dhe është ndëshkuar me karton të kuq.

Menjëherë pas takimit, gjyqtari kryesor i kësaj përballjeje ka bërë një raport zyrtar i cili mund ta ndihmojë Ronaldon në zvogëlimin e dënimit,

Fillimisht është menduar se portugezi do të dënohet me tri ndeshje moslojë, sidoqoftë, pas raportit të bërë nga gjyqtari, ai mund të mungojë në vetëm një ndeshje.