Raporti i ASK-së: Qeveria rriti shpenzimet në këtë vit për 70 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak

Qeveria e Kosovës gjatë periudhës  nëntë mujore i ka shpenzuar 774.8 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit del se janë shpenzuar  70 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Sipas të dhënave të ASK-së,  pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve me 26%, kontributet…

Lajme

06/12/2024 10:39

Qeveria e Kosovës gjatë periudhës  nëntë mujore i ka shpenzuar 774.8 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit del se janë shpenzuar  70 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave të ASK-së,  pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve me 26%, kontributet sociale dhe përfitimet me 22%, konsumi i ndërmjetëm 16%, formimi i kapitalit bruto 13%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve.

Gjithsej shpenzimet e përgjithshme të qeverisë në TM3 2024 ishin 774.8 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM3 2023 ishin 705.5 milionë euro”, thuhet në raport.