Raporti amerikan: Biden të sanksionojë secilin politikan që përmend Shqipërinë Etnike

Instituti amerikan për Politikë të Jashtme i Universitetit prestigjioz “Johns Hopkins” publikoi një raport që ofron një strategji afatshkurtër për të përmirësuar, siç e quajnë ata, gjendjen destabilizuese në Ballkanin Perëndimor. Në të arriturat e tyre theksohet edhe mundësia e sanksionimit të politikanëve që përmendin Shqipërinë Etnike apo Serbinë e Madhe.

Lajme

19/01/2022 20:13

Në një nga pikat përfundimtare të arritura nga raporti i Institutit amerikan për Politikë të Jashtme është si vijon “Zbatimi i hapave të njëanshëm nga administrata Biden, duke përfshirë emërimin e një ‘të dërguari të posaçëm për njohjen e Kosovës’, së bashku me një paralajmërim të shprehur të SHBA-së për të sanksionuar çdo lider në Shqipëri ose Kosovë që promovon ndonjë ‘bashkim’ midis dy vendeve të pavarura”, shkruan lajmi.net.

Në raport përfshihet edhe puna e posaçme e Administratës Biden me Greqinë, në mënyrë që të çojë tek “njohja e pashmangshme” ndaj Kosovës. “Duke punuar kryesisht me Greqinë, për të çuar përpara datën e njohjes “të pashmangshme” greke të Kosovës – ndërkohë që punojnë në të gjithë BE-në dhe Aleancën e NATO-s për të mbrojtur, jo ekspozuar, Athinën”, thuhet në njërën nga pikat përfundimtare të raportit.

Po ashtu, kërkohet në raport nga Administrata Biden fokusimi në hapa revolucionar që çojnë Kosovën drejt NATO-s. Kjo, çdoherë sipas publikimit, zvogëlon numrin e shteteve jo-njohëse, sjell shtetin më mbështetës evropian dhe dërgon sinjal të fortë parandalues kundër “aventurizmit rus apo serb në rajon”.

“Sa më i integruar të jetë veriu i vendit të dominuar nga serbët, aq më pak i realizueshëm është ndonjë ‘bashkim i Kosovës dhe Shqipërisë’ ose ndarja eventuale, një pengesë e qëndrueshme si për “Shqipërinë e Madhe” dhe për “Serbinë e Madhe”, thuhet më tej.

Raporti i plotë, në gjuhën angleze mund të gjendet këtu 

/Lajmi.net/