Ranieri: Synimi i Leicesterit, mbetja në ligë

Trajneri i kampionit të Premierligës Leicester City, Claudio Ranieri, ka thënë se synimi i këtij ekipi është sigurimi i mbetjes në Premierligë sezonin e ardhshëm

Sport

25/05/2016 17:05

Mbetja në Premierligë është objektivi kryesor i Leicesterit në sezonin e ardhshëm.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i kampionit të Anglisë në futboll në sezonin e fundit, Claudio Ranieri. përcjell Lajmi.net nga Sky Sports.

“Do të jetë një sezon i vështirë dhe i mirë. Duam ta mbrojmë titullin natyrisht, por për ne ështrë shumë shumë e rëndësishme të mbesim në Premierligë”, njoftoi italiani.

“Loja jonë nuk do të ndryshojë. Po, ne do të futemi si kampionë, por unë dua që lojtarët të vazhdojnë me të njejtën sjellje dhe unë mund t’i pranojë të gjitha rezultatet”, shtoi Ranieri.