Ranieri me transferim befasues nga Chelsea

Claudio Ranieri ka filluar të mendojë për transferimet e reja, pak ditë pas emërimit.

Merkato

13/03/2019 13:52

Claudio Ranieri u bë trajner i Romës, pas shkarkimit të Eusiebo di Francescos.

Trajneri italian po tenton ta transferojë mesfushorin e Chelseas, Danny Drinkwater, përcjell lajmi.net.

Skuadra londineze nuk llogaritë më në mesfushorin anglez, andaj Ranieri e kërkon ribashkimin me të.

Italiani ishte me Drinkwater së bashku te Leicesteri, para se ky i fundit ta kompletonte transferimin te Chelsea. /Lajmi.net/