Rangnick tregon diferencën mes Premier Ligës dhe Bundesligës – ja çka e veçon kampionatin anglez sipas tij

Ralf Rangnick ka qenë i befasuar nga sa e vështirë është të mundësh klubet më të vogla të Premier League gjatë kohës së tij të shkurtër si trajner i përkohshëm i Manchester United.

Sport

14/01/2022 20:17

Tre nga pesë ndeshjet e para të Rangnick në Premier League kanë qenë kundër tre të fundit në tabelë, me United me fat që kapërceu Norwich dhe mori një pikë në Newcastle përpara se të mposhtte Burnley-n.

Rangnick ka pranuar se është më shumë i mësuar me “status quo-në” në Gjermani, ku klube si Bayern Munich dominojnë dhe rrallëherë mposhten nga të rinjtë e Bundesligës.

Ai tha: “Ajo që më ka befasuar pak është se skuadrat në rangjet e ulëta të ligës janë shumë fizike, taktikisht të mprehta dhe luajnë në mënyrë shumë të organizuar.

“Në këtë ligë edhe kundër skuadrave të fundit nuk është kurrë e lehtë, skuadrat më të mira mund t’i humbin ato ndeshje.

“Në Gjermani, nëse Bayern luan me 10 skuadra të tabelës së poshtme, ata zakonisht do të fitojnë tetë ose nëntë.”

Rangnick pranon se ka ende një rrugë të gjatë për të bërë për ta kthyer United në një ekip që mund të dominojë ndeshjet në mënyrën se si ai dëshiron.

Ai shtoi: “Isha plotësisht i vetëdijshëm se kjo nuk mund të ndodhë brenda natës. Është një punë në progres, por ne kemi treguar se kemi pranuar më pak gola se disa javë më parë.

“Ka të bëjë edhe me kontrollin e lojës dhe padyshim që kemi ndërmarrë disa hapa, por gjërat mund të përmirësohen dhe ne duhet të gjejmë formacionin më të mirë të mundshëm.

“Ne duhet të sigurohemi që të kemi lojtarët më të mirë dhe më të freskët në fushë dhe kjo do të thotë se ne mund të ndryshojmë formacionet gjatë lojës ose nga një ndeshje në tjetrën.

“Është ende një punë në progres dhe ka ende shumë gjëra për të përmirësuar.”

Rangnick pret që Cristiano Ronaldo, Jadon Sancho, Harry Maguire dhe Phil Jones të jenë të aftë për udhëtimin në Villa Park pasi humbën fitoren e kupës ndaj skuadrës së Steven Gerrard për shkak të lëndimit.

“Unë mendoj se ata do të jenë të disponueshëm,” tha ai. “Ata u stërvitën vetëm dje për herë të parë – Cristiano dje, Harry pardje. Duhet të presim seancën e fundit stërvitore, por ata duhet të jenë të disponueshëm”, është shprehur Rangnick. /Lajmi.net/