Rangnick: Në moshën e tij nuk kam parë kurrë një lojtar aq të përgatitur fizikisht

Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të 800-të në karrierë, teksa gjeti rrjetën dy herë, me një goditje të ulët në minutën e 52-të dhe një penallti kundër Arsenalit, duke vazhduar formën e tij mbresëlënëse që nga kthimi në klub në verë.

Sport

03/12/2021 16:59

Ndërsa Rangnick foli për të punuar në qëndrueshmërinë mbrojtëse të United, gjermani gjithashtu vlerësoi shumë nivelet e fitnesit të Ronaldos dhe aftësinë për të pasur ndikim në ndeshjet e Premier League duke pasur parasysh moshën e tij.

Rangnick tha: “Gjithmonë duhet ta përshtatni stilin dhe mënyrën tuaj të lojës me lojtarët që keni në dispozicion, jo anasjelltas, dhe pasi e pashë Cristiano dje në pjesën e dytë në moshën 36-vjeçare, i mrekullueshëm, një profesionist i lartë.

“Në moshën e tij, nuk kam parë kurrë një lojtar që është ende aq i përgatitur fizikisht dhe ai është një lojtar që ende mund të bëjë diferencën lehtësisht.

“Ka të bëjë me atë se si mund ta zhvillojmë të gjithë ekipin, jo vetëm Cristiano.

“Ajo që pashë nga Cristiano dje, ai është më se i gatshëm ta bëjë këtë dhe të japë kontributin e tij në ekip dhe bashkëlojtarët e tij do të duhet të bëjnë të njëjtën gjë”, përfundoi Rangnick. /Lajmi.net/