Rangnick e nis me barazim Championsin me Man Utd – ‘Djajtë e Kuq’ shkojnë tutje si liderë të grupit

Manchester United kalon në fazën e 1/16 së finales së Champions League si lidere e grupit të saj.

Sport

08/12/2021 22:53

‘Djajtë e Kuq’ kanë luajtur baras 1:1 me zviceranët e Young Boys, në atë që ishte ndeshja e parë për Ralf Rangnick si trajner i Man Utd në Champions League, shkruan lajmi.net.

Anglezët e nisën më mirë takimin, dhe shumë shpejt gjetën golin e epërsisë. Ishte Greenwood ai që në minutën e nëntë dërgoi topin në rrjetë.

Për golin e Greenwood asistoi mbrojtësi i krahut të majtë, Luke Shaw.

Megjithatë, pak para fundit të pjesës së parë, Young Boys reagoi me golin e Rieder, që çoi gjithçka në 1:1.

Ky gol doli të ishte edhe ai që vulos fatin e këtij takimi. United shkon kështu në fazën tjetër me 11 pikë të grumbulluara dhe lidere e grupit, derisa Young Boys e mbyllin aventurën me pesë pikë në pozitën e fundit. /Lajmi.net/