Ranglista e re e FIFA-së, Kosova bie katër pozita më poshtë

FIFA ka publikuar ranglistën e re për të gjitha Kombëtaret.

Sport

21/10/2021 12:06

Kombëtarja e Kosovës gjatë muajit tetor zhvilloi dy ndeshje, ndaj Suedisë, respektivisht Gjeorgjisë, shkruan lajmi.net.

Suedia e mposhti si vendas me rezultat 3 – 0, ndërsa pastaj pësoi humbje befasuese në “Fadil Vokrri” prej Gjeorgjisë me rezultat 1 – 2.

Këto dy humbje kanë ndikuar që Kosova të këtë rënie edhe në ranglistën e re të FIFA-së, ku nga vendi 109 ku ishte, tani është në vendin e 113-të.

Ndërkohë, fqinji ynë Shqipëria renditët në pozitën e 63-të./Lajmi.net/