Rangers kompleton transferimin e parë pas përfundimit të sezonit në Skoci

Klubi skocez i Rangers ka njoftuar sot se ka ushtruar të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të fantazistit rumun Ianis Hagi, i cili iu bashkua skuadrës nga Glasgow vetëm në janar të këtij viti, në huazim nga belgët e Genk.

Sport

27/05/2020 21:19

Futbollisti 21-vjeçar luajti vetëm 7 ndeshje me fanellën e Rangers, pasi pandemia bëri të pamundur që të zbresë më shumë në fushë, pro aq i mjaftuar që të bindë trajnerin Gerrard se e meriton të bëhet pjesë e skocezëve.

Ianis Hagi është djali i legjendës rumune të futbollit, Georghe Hagi dhe ka lindur 21 vite më parë në Stamboll, kur babai i tij ishte pjesë e Galatasarayt.

Ai për dy sezone ka qenë edhe pjesë e Fiorentinës, por me klubin vjollcë numëron vetëm dy takime.