Ramushi iu bën një pyetje të çuditshme grave të lënduara në Pejë: A po ju bërtasin te shpija?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Spitalin e Pejës atje ku po vazhdojnë të marrin tretmanin mjekësorë edhe 11 udhëtarë që u aksidentuar sot në rrugën Istog-Pejë.

Lajme

05/05/2018 21:46

Kryeministri Haradinaj ka vizituar të gjithë pacientët që shumica janë gra dhe që po vazhdojnë të qëndrojnë në spital për shkak lëndimeve më të rënda se pacientët e tjerë.

Haradinaj ka pyetur me radhë gratë që kanë mbetur ende në Spitalin e Pejës.

“Si jeni a jeni mirë, ju paska shkuar [ekskursioni] pak dallash po çka me ba. Po më vjen keq kjo çka ju ka ndodh, janë mërzitë krejt, po shyqyr që nuk u ka ndodhë diçka ma keq e nuk ka të vdekur. Shërim të shpejt po besoj që me familjen jeni dëgjuar”, ka deklaruar Haradinaj.

Në një dhomë tjetër Haradinaj ka eskaluar me një pyetje që ua ka bërë grave të shtrira në spital. Ai i ka pyetur nëse po iu bërtasin të shtëpisë për aksidentin e bërë, raporton Insajderi.

“Si ka qenë shërbimi i mjekëve a kanë mundur me ju qëndruar gati. A jeni dëgjuar me familjen, a po ju bërtasin te shpija”, ka deklaruar Haradinaj.