Ramush Haradinaj pret në takim Ismet Pejën, a do të bëjnë duet?

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim doajenin e muzikës shqiptare, Ismet Pejën.

Lajme

16/08/2019 11:00

Haradinaj ka thënë se Peja tërë shekullin e tij jetësor ia kushtoi artit të këngës së mirëfilltë qytetare.

“Kënaqësi ta prisja këtë mëngjes doajenin e muzikës shqiptare, Ismet Pejën, njeriu që tërë shekullin e tij jetësor ia kushtoi artit të këngës së mirëfilltë qytetare. Njerëzit që i kanë dhënë vlerë identitetit tonë, e meritojnë nderimin dhe kujdesin më të lartë shoqëror dhe institucional”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se Haradinaj njihet edhe për këndim. Sa ishte kryeministër ai u pa të këndonte në organizime të ndryshme por edhe në emisione televizive.

Kënga e tij e preferuar është “O moj Kosovë, o moj bukuroshe”. /Lajmi.net/