Ramush Haradinaj për ngushëllime te familjarët e Fadil Vokrrit

14:49 | 11 Qershor 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinjaj, dhe kabineti i tij qeveritar e kanë ngushëlluar sot familjen e ish kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në ditën e parë të të pames.

Vokrri vdiq papritmas të premten si pasojë e një sulmi në zemër ndërsa u varros dje me nderime të larta.

“Fadili ka qenë i të gjithë neve. Të gjithë familjes kolegëve dhe gjithë qytetarëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Do ta kujtojme për të mirë gjithmonë”, tha Haradinaj gjatë vizitës te familjarët e Vokrrit.

Edhe Zëvendës Kryeministri Behgjet Pacolli tha se Kosova do ta kujtojë gjithmonë Vokrrin.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com