Ramush Haradinaj: Nuk kemi kohë për të humbur, ne e kemi zgjidhjen
I nominuari për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar në mbrëmjë një takim edhe me qytetarët e lagjes Kolovicë në Prishtinë.

Lajme
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët , strukturat dhe aktivistët, Haradinaj u shpreh se Aleanca në vazhdimësi është angazhuar për unitet shtetëror dhe ka marr pjesë aktive në trajtimin dhe zgjidhjen e drejtë të çështjeve me interes shtetëror.
“Jemi bërë bashkë për t’i dal zot përgjegjësive shtetërore dhe për të arritur zhvillimin e përshpejtuar ekonomik të vendit. Nuk kemi kohë për të humbur. Ne e kemi zgjidhjen.”- tha Ramush Haradinaj.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe një numër i kandidatëve për deputet të AAK-së. /Lajmi.net/