Ramush Haradinaj nuk guxon ta lëshojë Slloveninë

​Marinka Jeraj,prokurore e shtetit ka thënë se Haradinaj ka premtuar se nuk do të largohet nga Sllovenia derisa të përfundojë procedura ndaj tij.

Lajme

17/06/2015 20:48

“Kemi premtimin se nuk do të largohet nga Sllovenia deri në fund të kësaj procedure. Pra ai mbetet në Slloveni por do të jetë i lirë. Ne procedurë do të shqyrtohet fletë-arresti ndërkombëtarë në bazë të cilit është arrestuar dhe se a ekzistojnë kushtet për t’ia dorëzuar shtetit që po e kërkon”. ka thënë ajo, transmeton gazetaexpress.

Haradinjat i është thënë se mund të qëndroj ku të dojë në Slloveni, por ai nuk mund dal jashtë shtetit derisa të përfundojnë procedurat. E kur do të përfundojnë këto procedura ende nuk e din askush.

Kurse, para pak minutave nga selia e AKK në Prishtinë është thënë se Ramush Haradinaj është liruar.