Ramush Haradinaj në kufi me njerëz të armatosur (Foto)

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj kohë pas kohe viziton vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Lajme

22/10/2015 20:53

Gjatë këtyre vizitave, Haradinaj me vete merr edhe një grup simpatizantëve, dashamirësh dhe shokësh, të cilët i qëndrojnë afër edhe kur zbret nga mali.

Kësaj here, Haradinaj qëndroi në bjeshkët e Istogut, respektivisht në bjeshkën përmbi fshatin Cercë.

Por në një fotografi të siguruar nga Republika.info e cila është postuar në rrjetet sociale më 18 tetor, Ramushi qëndron pranë një personi i armatosur me kallashnikov.

Ajo çfarë mund të thuhet është fakti se askush nuk ka leje në Kosovë që në hapësira publike të mbajë kallashnikov të zbuluar, por sido që të jetë, kjo nuk mund të quhet fotografi “relaks” në bukuritë natyrore të Kosovës. / lajmi.net