Ramsey prezantohet tek Juventus – Shprehet i lumtur dhe zbulon numrin që do të bartë në fanellë

Skuadra e Juventus ka prezantuar transferimin e ri të skuadrës, Aaron Ramsey.

Sport

15/07/2019 15:15

Ish lojtari i Arsenal, Ramsey, është prezantuar sot tek skuadra e Juventus, në një konferencë për shtyp.

Uellsiani është shprehur i lumtur me kalimin e tij tek Juventus, duke bërë të ditur se ka pasur edhe oferta të tjera.

Lojtari gjithashtu ka zbuluar se numri i fanellës së tij do të jetë 8, dhe është shprehur i gëzuar që do të pasojë dikë si Marchisio.

“E doja fanellën me numrin 8 që e kisha tek Arsenal, këtu ishte i lirë dhe e morra pa u menduar” ka thënë  Ramsey, transmeton lajmi.net.

“E di se Marchisio ishte lojtar fenomenal këtu dhe pati karrierë fantastike. Kam folur me të disa herë dhe nëse bëj atë që bëri ai për Juven, do të isha i lumtur” ka shtuar mesfushori.

Ramsey është transferuar tek skuadra e Juventus me synimin për të ndihmuar skuadrën që të fitojë Ligën e Kampionëve, trofe të cilin nuk e arriti me Arsenal. /Lajmi.net/