Ramsey mungon 4-6 javë

Ylli i Arsenalit, Aaron Ramsey do të mungojë për katër deri në gjashtë javë për shkak të një lëndimi. Mesfushori u rikthye në formë të mirë fizike pas pesë javësh mungese pas një dëmtimi në kofshë dhe pritej të paraqitej në ekipin e Arsenalit në udhëtim te Southampton të martën mbrëma. “Ramsey do të mungojë…

Sport

29/01/2014 07:00

Ylli i Arsenalit, Aaron Ramsey do të mungojë për katër deri në gjashtë javë për shkak të një lëndimi.

Mesfushori u rikthye në formë të mirë fizike pas pesë javësh mungese pas një dëmtimi në kofshë dhe pritej të paraqitej në ekipin e Arsenalit në udhëtim te Southampton të martën mbrëma.

“Ramsey do të mungojë për më gjatë se që kemi pritur”, deklaroi menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger pas barazimit 2:2.

“Ai pësoi një problem të ri në stërvitje, është muskuli i njëjtë”, shtoi ai.

Lajmi është goditje e rëndë për shpresat e Arsenalit në garë për titull në Premierligë si dhe kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti londinez takohet në duelin e parë me Bayern Munichun më 19 shkurt, një orar i vështirë prej 11 ditësh gjatë së cilëve do të takohen edhe me Manchester Unitedin dhe dy herë me Liverpoolin.