Ramsey ‘godet’ keq Arsenalin, ky është plani i tij

Mesfushori i Arsenal, Aaron Ramsey, duket se ka një plan se si do të largohet nga skuadra.

Sport

12/10/2018 17:07

Lojtari nga Uellsi  nuk po arrin të gjejë marrëveshjen e duhur me skuadrën dhe kësisoj nuk po pranon të nënshkruaj kontratë të re me ‘Gunners’.

Ai pas ndeshjes me Spanjën ka bërë të ditur se nuk do të largohet në janar nga skuadra. Ai shtoi se do të mundohet që të arrijë diçka speciale këtë sezon.

Por, kontrata e tij skadon në fund të vitit dhe duket se Ramsey po planifikon të largohet nga Londra si një lojtar i lirë. /Lajmi.net/