Ramsey: Bëjmë më shumë qejf nën Pirlon

Aaron Ramsey ka dhënë komentet e tij për trajnerin e ri, Andrea Pirlo.

Sport

24/09/2020 19:28

Pirlo e ka nisur me fitore aventurën e tij te Juventus, duke mposhtur Sampdorian në ndeshjen e parë në Serie A.

Pas kësaj ndeshje, disa fjalë ka thënë Aaron Ramsey, i cili thotë se skuadra bën më shumë qejf nën urdhrat e Pirlo.

“Ne kemi një trajner të ri, staf të ri, ide të reja dhe lojtarë që janë të përfshirë në këtë”, ka thënë Ramsey, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se bëjmë më shumë qejf sesa vitin e kaluar”, shtoi uellsiani.

Ramsey dhe Juventus, nën urdhrat e Pirlo do të garojnë tashmë për titullin e 10-të me radhë, që për trajnerin do të ishte i pari. /Lajmi.net/