Ramosaj: Në Deçan në dy ditët e fundit janë dy raste pozitive me COVID-19, dhe jo katër siç thotë IKSHPK

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas publikimit të rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, lidhur me rastet e reja me COVID-19.

Lajme

16/07/2020 17:58

Ramosaj ka thënë se në Deçan gjatë ditës së djeshme dhe sot kanë rezultuar dy raste pozitive me COVID-19, dhe jo katër siç janë paraqitur në faqen zyrtare të IKSHPK-së.

“Në komunën tonë dje dhe sot kanë rezultuar edhe dy raste pozitive me COVID-19, e jo 4 si janë paraqitur në faqen zyrtare të IKSHPK-së.Numri i të infektuarve në komunën tonë ka arritur në 13, andaj ju lutemi që të vendosni maskat, të pastroni duart dhe të mbani distancën.Kujdesuni për njëri-tjetrin”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar edhe 132 raste të reja me COVID-19.