Ramosaj ka një lutje për qytetarët pas vrasjeve të mbrëmshme në Gllogjan

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka dalur me një lutje për qytetarët pas tragjedisë së mbrëmshme në Gllogjan.

Lajme

27/11/2021 09:27

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka bërë thirrje që kushdo që ka informacione rreth këtij krimi, të bashkëpunojë me institucionet relevante, shkruan lajmi.net.

“Duke ju shprehur ngushëllime familjeve, lus të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion rreth këtij krimi makabër, të bashkëpunojnë me institucionet relevante”, ka shkruar Ramosaj.

Ndryshe, policia ende nuk ka arritur që ta identifikojë të dyshuarin e mundshëm të këtij rasti.

Në raportin 24-orësh, policia ka thënë se rasti dyshohet të ketë ndodhur me Kallashnikov rreth orës 18:58.

Motivet e rastit nuk dihen ende. /Lajmi.net/