Të Infektuar: 224

Të Shëruar: 37

Të Vdekur: 6

Ramos vendos një rekord të keq në Ligën e Kampionëve

8:41 | 27 Shkurt 2020

Sergio Ramos është një nga mbrojtësit më të mirë dhe me më së shumti trofe të fituar në histori të futbollit.

Sidoqoftë, ana e errët e spanjollit, nuk mund të mohohet.

Një lojtar fenomenal, nuk do të thotë të jetë edhe një atlet i devotshëm për lojën e ndershme, dhe këtë Ramos e ka dëshmuar disa herë.

Mbrojtësi spanjol u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen që Real Madrid e humbi 1:2 nga Manchester City, pas një ndërhyrje në Gabriel Jesus, si lojtar i fundit.

Ramos me këtë karton barazon rekordin e keq të Zlatan Ibrahimovic dhe Edgar Davids, me katër kartonë të kuq në Ligën e Kampionëve.

Kapiteni i Realit me të njëjtin rast u bë edhe ‘rekordmen’ në numrin e kartonëve të kuq të drejtpërdrejt. Ky ishte i treti i tij./Lajmi.net/