Ramos telefonon Piquen, i kërkon shpjegime
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka telefonuar mbrojtësin e Bracelonës, Gerard Pique duke i kërkuar shpjegime për talljet e tij me mundësinë e dënimit të klubit madrilen.

Sport
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka telefonuar mbrojtësin e Bracelonës, Gerard Pique pasi ky i fundit kishte “qeshur me lot” pas gabimit të skuadrës madrilene që aktivizoi futbollistin e suspenduar Denis Cheryshev në duelin kundër Cadizit në Copa del Rey.
Ramos e ka telefonuar Piquen duke i kërkuar shpjegime për veprimin e tij, të cilin ai e bëri nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Sport”, përcjell “Lajmi.net”.
Pique e mbrojti vendimin e tij duke deklaruar më pas se ishte “argëtuar” me atë që ndodhi.