Ramos rikthehet në stërvitje

Më në fund ka ardhur një lajm shumë i mirë për Real Madridin, pasi mbrojtësi Sergio Ramos është rikthyer në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm për lojë.

Sport

08/03/2015 15:44

Sergio Ramos më në fund është rikthyer në stërvitje të plota me skuadrën e Real Madridit dhe kështu është i gatshëm për lojë.

Ky është një lajm shumë i mirë për skuadrën e Realit, duke marrë parasysh që nuk janë duke kaluar në formë të mirë kohëve të fundit.

Ramos ka munguar në disa ndeshje për shkak të lëndimit, dhe një gjë e tillë ka ndikuar në formën e Mbretërve në ndeshjet e fundit, pasi kanë marrë vetëm një pikë nga dy ndeshjet.