Ramos – Real, nisin problemet e reja

E ardhmja e Sergio Ramos, vazhdon të mbetet dilema më e madhe e kësaj vere.

Sport

06/08/2015 22:31

Edhe pse u raportua për gjetjen e akordit me Realin për vazhdimin e kontratës, të gjitha këto i hedh poshtë Cadena Ser në edicionin e lajmeve të sportit, shkruan AS, transmeton Indeksonline.

Sipas Cadena Ser, Real Madridi i ka ofruar 8,5 milionë euro në sezon mbrojtësit spanjoll, ofertë kjo e papranuar, pasi që Ramos, kërkon së paku 10 milionë në sezon.

Kontrata aktuale e Ramos me Realin, përfundon në vitin 2016, ndërsa në rast largimi të tij, si zëvendësues parashihen Otamendi apo Shkodran Mustafi, të dy këta lojtarë të Valencias.