Ramos në dyshim për Valencian

Super-mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos pritet që të mungojë në takimin e ardhshëm që skuadra e tij e zhvillon kundër Valencias.

Sport

03/01/2015 10:31

Sipas raportit të bërë nga e përditshmja AS, mësojmë se Sergio Ramos pritet të mungojë në takimin e ardhshëm të Realit, që luhet në Mestalla kundër Valencias. Mbrojtësi është i lënduar dhe ende nuk dihet në mënyrë zyrtare gjendja e tij.

Vendi i tij i lënë bosh për këtë takim, pritet të mbulohet nga Varane, i cili do të startojë në qendrën e mbrojtjes së bashku me portugezin, Pepe.

Faza e mesfushës dhe e sulmit nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim, pasi do të jetë ajo e zakonshme me James, Kroos dhe Isco, ndërsa para tyre do të jetë treshja e famshme ‘BBC’.