Ramos, mbrojtësi më i mirë i vitit

Sergio Ramos është mbrojtësi më i mirë në botë sot. Kjo të paktën sipas lexuesve të uebfaqes ‘goal.com’, të cilët e votuan më së shumti spanjollin, para Hummels e Godin.

Sport

24/07/2014 16:40

Sergio Ramos e ka lënë prapa Mats Hummels, duke u zgjedhur mbrojtësi më i mirë ië sezonit, duke marrë 31.7 për qind të votave. Futbollisti spanjoll e shijoi një sezon të mrekullueshëm me Real Madridin në mbrojtje dhe në sulm, duke e fituar trofeun e Ligës së Kampionëve, ndërsa e barazoi rezultatin në minutën e fundit ndaj Atletico Madridit në finale, për të fituar më pas Los Blancos 4:1.

Përfaqësuesi spanjoll e mposhti yllin e Borussia Dortmundit dhe Gjermanisë, i cili e ndihmoi ekipin e Joachim Loë të triumfonte në Botëror për herë të parë pas 24 vjetësh. Hummels grumbulloi 28% të votave.

Pozita e tretë i takoi mbrojtësit të Atletico Madridit, Diego Godin, i cili e shënoi golin e titullit në La Liga në Camp Nou ndaj Barcelonës. Përfaqësuesi uruguaian grumbulloi 13.8% të votave.

Thiago Silva shihet si lojtari më i mirë në botë në pozitën e tij, por ai u desh të kënaqej me pozitën e katërt, me 8%, pas dështimit në Botëror.

Pas tij është Mehdi Benatia, i cili e ndihmoi Romën të transformohej në pretendonte për titull në Serie A, kurse Filipe Luis e Pablo Zabaleta i ndajnë pozitat 6 e 7.