Ramos ka disa fjalë emocionuese pas largimit të Ronaldos

Mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos ka shkruar në facebook disa fjalë emocionuese pas zyrtarizimit të Ronaldos si lojtar i Juventusit.

Sport

10/07/2018 17:49

Ramos ka thënë se Cristiano tashmë ka një vend special te Real Madridi, transmeton lajmi.net.

“Cristiano, golat tuaja, numrat tuaj, dhe çdo gjë që kemi fituar flasin në vete. Ju keni fituar një vend të veçantë në historinë e Real Madrid. Si një madrilenë do të kujtojë gjithmonë. Ishte kënaqësi të luaj përkrahë teje.  Përqafime dhe fat të mbarë”, shkruan Ramos në facebook. /Lajmi.net/