Ramos feston ditëlindjen e 34-të me të ardhmen e pasigurt

Sergio Ramos do ta festojë ditëlindjen e 34-të në rrethana të pazakonta.

Sport

30/03/2020 10:23

Festimet e ditëlindjes do të mbahen pas dyerve të mbyllura për shkak të pandemisë Covid-19.

Ditëlindja gjithashtu paralajmëron një kohë të pasigurt për mbrojtësin e lindur Camas me pikëpyetje që rrethojnë të ardhmen e tij me skuadrën madrilene, përcjell lajmi.net.

Marrëveshja e tanishme e Ramos me klubin skadon më 30 qershor 2021 dhe siç raportoi AS në shkurt, ende nuk ka ndonjë lëvizje për zgjatjen e marrëveshjes.

Aktualisht, duke pasur parasysh krizën aktuale të koronavirusit, çështja është shtyrë dhe pritet të ketë një proces kompleks negociatash, siç ndodhi me marrëveshjet e rinovimit të 2015 dhe 2019.

Nëse nuk ka rrugëdalje për të arritur një marrëveshje të kënaqshme, që nga 1 janari 2021, Ramos do të ishte i lirë të negocionte me klubet e dëshiruara dhe të largohej nga Real Madridi në një transferim të lirë më 30 qershor (2021). /Lajmi.net/