Ramos dhe Pepe vazhdojnë me Realin

Real Madridi duket se ka arritur marrëveshje me Sergio Ramos dhe Pepe për vazhdimin e kontratës.

Sport

04/08/2015 12:28

Mbrojtësi spanjoll ishte afër largimit drejt Manchester United, por në fund Florentino Perez pengoi këtë transferim.

Rapahel Varane vazhdoi kontratën me Los Blancos deri në vitin 2020 dhe së fundmi edhe Sergio Ramos vendosi të mos largohet nga Santiago Bernabeu.

Mediat spanjolle shkruajnë se edhe Pepe është pajtuar me vazhdimin e kontratës dhe kjo pritet të ndodhë edhe me disa lojtarë të tjerë në vazhdim.