Ramos: 1:0 nuk mjafton

Sergio Ramos thotë se Real Madrid zhvilloi një ndeshje të mirë por e pati shumë vështirë kundër Bayern Munichut. Ai insiston se avantazhi 1:0 nuk është i mjaftueshëm.

Sport

24/04/2014 00:05

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos është shprehur i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij në fitoren 1:0 ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

“Ishte një ndeshje e mirë. Ishte vështirë, shumë, shumë intensive kundër një kundërshtari që pëlqen të dominojë në posedim”, deklaroi Ramos pas ndeshjes.

“Ne u desh të venim presion në përpjekje për të vjedhur topin në pjesëfushën sulmuese”, shtoi ai.

“Mendoj se duhet të luajmë për fitore edhe në ndeshjen e kthimit sepse rezultati 1:0 mund të mos mjaftojë. Ne do të vazhdojmë të studiojmë kundërshtarin në përpjekje për të siguruar finalen”, përfundoi ai.