Ramiz Lladrovci padit Xhavit Drenorin për shpifje

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka paditur ish kandidatin për kryetar në këtë komunë, Xhavit Drenorin.

Lajme

22/05/2019 15:03

Lladrovci ka thënë se arsyeja e padisë sipas tij është për shpifjet që Drenori i ka bërë në faqen e tij në Facebook për Lladrovcin.

Kjo është bërë e ditur nga vet Lladrovci përmes një postimi në Facebook, përcjell lajmi.net.

“Sot, kam deponuar padi të re, kundër Xhavit Drenorit që aktivitetin jetësor e ka rrjetin social, Facebook dhe kotësitë plot shpifje të cilat duhet t’i argumentojë para gjykatës.

Postimi i plotë:

Sot, kam deponuar padi të re, kundër Xhavit Drenorit që aktivitetin jetësor e ka rrjetin social, facebook dhe kotësitë plot shpifje të cilat duhet t’i argumentojë para gjykatës.

Në demokraci, shpifja është e dënueshme, pres ballafaqim me shpifësin pranë organeve të drejtësisë!

Gjithsesi, e kam njoftuar Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për çështjen kundër shpifësve të vjetër. /Lajmi.net/