Ramiz Lladrovci “ia kallxon vendin” Rexhep Selimit

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thumbuar Rexhep Selimin e Vetëvendosjes, përmes një statusi në Facebook.

Lajme

25/05/2017 12:45

Lladrovci, pa ia përmendur emrin Selimit, por duke iu referuar me nofkën 10-sh, ia ka kujtuar se si në Drenas ka fituar 279 vota, edhe përkundër që kandidati për deputet nga VV-ja është nga ky rajon.

Në fund Lladrovci i ka thënë Selimit dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, se është mirë që t’i mbathin nga një palë çizme dhe të shikojnë mos iu ka mbetur ndonjë gropë hapur në Prishtinë.

Ky është shkrimi i plotë i Lladrovcit në Facebook:

Përgjigje për fushatën para fushate të 10-shit në Drenas. Dje për vizitë në komunën tonë ishte edhe Dhjetëshi me “ekspertë për industri”. 10-shi i shkon edhe për ftyre në Drenas. Merrni me mend, në asnjë vendvotim, nuk ka fituar më shumë se një dhjetëshe votash. Bile, nga 72 vendvotime- në 15 sosh, 10-shi ka pasur 0 (zero) vota.

Gjithsejtë në Drenas, 10-shi ka pasur 279 vota. Vendvotimi i tij, bastioni më i fortë në Drenas kishte “plotë” 19 vota. 10-shi më 11 qershor, do ta ketë sërish të njëjtin fat në Drenas, si më 2014.

Vlerësimi i 10-shit për një objekt në Drenas është qesharak. Derisa i shetiste këpucët këndej, do të ishte më mirë të shkonte me çizme bashkë me Shpend Ahmetin mos i ka mbet ndonjë gropë e hapur në Prishtinë. Dihet, Drenasi është mikpritës, por gjithashtu dihet se vota shkon për PDK.#FillimiRi.