Ramiz Lladrovci dhe Isa Xhemajlaj do të përballën në balotazh më 1 janar 2017

Qytetarët e Drenasit do t’u drejtohen edhe një herë kutive të votimit dhe atë ditën e parë të vitit 2017, pra më 1 janar.

Lajme

04/12/2016 23:32

Meqë në zgjedhjet e së dielës asnjëri kandidat nuk mori mbi 50 për qind të votave, ligji parasheh balotazh pas katër javësh, shkruan lajmi.net.

Ligji parasheh që balotazhi të mbahet katër javë pas ditës së votimit në raundin e parë meqë do të këtë balotazh atëherë del se data 1 janar do të jetë dita kur qytetarët e Drenasit, ndonëse festë, do t’i drejtohen edhe njëherë kutive të votimit.

Në balotazh do të jenë Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën. /Lajmi.net/