Ramires, zëvendësues i Vidalit dhe Pogbas?

Juventusi është duke shikuar që të transferojë mesfushroin e Chelseas, Ramires, pasi shihet si zëvendësues i Vidalit dhe Pogbas.

Sport

22/12/2014 14:39

Besohet se mesfushorët aktual të Juves, Arturo Vidal dhe Paul Pogba do të largohet nga skuadra, dhe drejtuesit e italianëve, janë duke shikuar për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Mesfushori brazilian, Ramires, konsiderohet si njeriu i denjë dhe i duhur, që mund të mbushë hapësirët e lëna bosh nga Vidal dhe Pogba.

Përndryshe, Vidal mund të transferohet te skuadra e Manchester United, teksa Pogba është në rrugë të mirë për të kaluar te PSG ose Real Madridi.