Ramires ‘flirton’ me Realin

Real Madrid kërkon transferimin e mesfushorit të Chelseas, Ramires. Ndërsa, ylli brazilian ka ndezur spekulimet duke shprehur admirimin e tij për trajnerin Carlo Ancelotti.

Sport

14/06/2014 21:36

Mesfushori i Chelseas, Ramires ka lavdëruar trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti duke shtuar spekulimet se mund t’i bashkohet atij në Santiago Bernabeu, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Së fundmi qarkullojnë spekulime se Los Blancos janë të interesuar për reprezentuesin brazilian, i cili ka qenë nën urdhrat e italianit në kohën kur ky i fundit ishte në drejtim të gjigantit londinez.

“Është një trajner special për mua, kam raport të shkëlqyeshëm me të. Kur erdha në Chelsea më ndihmoi shumë të ambientohem në mesfushë. Është i shkëlqyeshëm”, deklaroi Ramires për të përditshmen sportive spanjolle Marca. Sinjal?